KOS/ ZBULOHET PEMA E NDËRGJEGJËSIMIT, NJË INSTALACION QË SYNON TË RRISË VETËDIJEN PËR MBROJTJEN E AMBIENTIT
Published on: 03-10-2018
Back
Duket sikur një pemë e zakonshme, por me kalimin e kohës ajo do të duket më kreative dhe do të përçojë një mesazh të fuqishëm
Në kuadër të Fushatës për Mjedis #GiveGreeenAChance, e lansuar me 24 shtator nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra Informative e Kulturore e Bashkimit Evropian në Kosovë, në tri qytete të Kosovës, në Pejë, në Prishtinë e në Prizren, është zbuluar me 4 tetor ‘Pema e Ndërgjegjësimit’, për një kauzë të veçantë.
‘Pema e Ndërgjegjësimit’ do të qëndrojë si e tillë për dhjetë ditë, ndërsa qytetarët dhe kalimtarët do të kenë mundësi të hudhin mbeturina dhe qese plastike në këtë pemë, duke e kuptuar më pas se sa dëm i bëjmë shëndetit dhe natyrës nëse hudhim mbeturinat në një vend joadekuat...(link)
Back