ALB/ KOSOVË-SHQIPËRI:BASHKËPUNIM I RI NDËRKUFITAR
Published on: 09-09-2011
Back

rtv21.tv - Në ambiente të hapura në sheshin pranë shatërvanit të Prizrenit, u nënshkrua marrëveshja
e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua në emër të
Qeverisë së Kosovës, nga ana e Minsitres së Integrimit Europian, Vlora Çitaku, dhe Ministres se
Integrimit Europian te Republikes se Shqiperise, Majlinda Bregu, në prani Zevendeskryeministrit
te Kosoves, Slobodan Petroviq dhe Ushtryesit të Detyres së Shefit te Zyres Nderlidhese te Komisionit
Europian ne Kosovë. Në kuadër të Komponentës së dytë të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) të
Komisionit Evropian e cila ka të bëjë me Bashkëpunimin Ndërkufitar (BNK), sot në Prizren u
nënshkrua marrëveshja e financimit të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Kosovës dhe
Shqipërisë.
Lexoni lajmet e plota këtu
Back