Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

KOS/ 203 MILIONË NGA IPA, POR DHJETËRA MILIONA NGA NDIHMA MAKROFINANCIARE E BE-SË TË HUMBURA PA KTHIM

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 14-07-2013 Back

 

www.kohaditore.com - Paratë që janë dedikuar me propozimin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën nuk janë para nga Ndihma Makro-Financiare, por nga instrumentet IPA. Ndihma Makro-Financiare fillimisht ka qenë një vegël e BE-së që përmes dhënies së kredive të volitshme t’u ndihmojë vendeve të saja anëtare që të lehtësojnë stabilitetin fiskal. Më vonë, me hapjen e vendeve të ish- bllokut socialist, BE-ja u kishte ofruar ndihmë të tillë edhe vendeve të Evropës Lindore. Sot ato fonde janë shndërruar në ndihma pa kthim dhe kryesisht u jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën për vitin e shkuar ishin dedikuar 50 milionë euro, por dhënia e tyre ishte kushtëzuar me zbatimin e Marrëveshjes me FMN-në. Për këtë arsye në verën e vitit të shkuar Komisioni Evropian i dha Kosovës këstin e parë prej 30 milionë eurosh. Por më vonë, kur Qeveria në prag të zgjedhjeve rriti rrogat për disa profesione në shërbimet publike u prish Marrëveshja me FMN-në dhe u humbën edhe paratë nga ky fond sikur edhe kësti i dytë i parave nga Ndihma Makro - Financiare e BE-së. Gjasat janë që as këtë vit Kosova të mos përfitojë nga asistenca Makro-Financiare e BE-së nëse ndërkohë nuk gjendet një marrëveshje e cila do t’i kënaqte edhe ekspertët e FMN-së dhe ata të Komisionit Evropian. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Bruksel pati thënë se „as edhe një cent nuk e ka humbur Kosova nga ndihma e BE-së“, por në fakt Kosova ka humbur disa dhjetëra miliona.

Për më shumë informacion kliko këtu

Back