ALB/ NJË MILION EURO PËR RIKTHIMIN E IDENTITETIT TË RRUGËS EGNATIA
Published on: 10-07-2013
Back
www.kohaditore.com- Një fond prej 1 milion eurosh do të bëjë të mundur rikthimin në identitet të Rrugës Egnatia. Projekti i mbështetur nga Bashkimi Evropian do të nisë më 15 korrik, shkruan gazeta “Mapo”. Vendimi u nënshkrua në një takim të posaçëm mes përfaqësuesve të Bashkisë së Elbasanit dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian në Tiranë, specialistëve të BE-së, mbikëqyrësve të projektit dhe firmave kontraktuese. Projekti do të përfshijë vijën Egnatia nga perëndimi në lindje në lagjen Kala, si dhe bazilikën e qytetit të Elbasanit, shkruan “Koha Ditore”.
Për më shumë informacion kliko këtu
Back