Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

KOS/ KOSOVA I HUMB 20 MILIONË EURO NDIHMA NGA BE-JA

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 04-09-2013 Back


www.zeri-yne.org - Kosova nuk e ka pasur aq lehtë të bëhet anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa tash, për shkak të situatës politike dhe fushatës zgjedhore, rrezikon keqësimin e raporteve me këtë organizatë dhe si rrjedhojë edhe ndihmën financiare makroekonomike që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën. Burimet nga BE-ja i kanë thënë “Kohës Ditore” se tashmë janë të njoftuar me premtimet e mëdha që po jepen në fushatën zgjedhore në Kosovë, për realizimin e të cilave Kosova nuk ka mjete, por nuk duan të prononcohen publikisht rreth kësaj, duke mos dashur të përziheshin në fushatën zgjedhore. Megjithatë, ajo që në BE pohojnë pa ndonjë rezervë është se Kosova me mospërmbushjen e Marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar do të humbë këstin e dytë të ndihmës makrofinanciare të BE-së prej 20 milionë eurosh dhe në të ardhmen vë në dyshim edhe asistencën tjetër eventuale nga Bashkimi Evropian.

Për më shumë informacion kliko
këtu

 

 

Back