Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

ALB/ AUTORITETET SHQIPTARE NDIHMOHEN PËR TË PËRTHITHUR FONDET E BE-SË ME EFIÇENCË E TRANSPARENCË, NJË PËRGJEGJËSI PARËSORE E ANËTARËSIMIT 

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 27-06-2011 Back


www.europa.eu - U prezantua sot një projekt i financuar nga BE me €1.35 milion për rritjen e kapaciteteve të administratës qendrore të Shqipërisë për të menaxhuar vetë fondet e BE-së. Menaxhimi i decentralizuar i fondeve të BE-së do të bëjë autoritetet shqiptare përgjegjëse për programimin, prokurimin, nënshkrimin e kontratave, bërjen e pagesave, dhe për kontrollet financiare mbi paratë e taksapaguesve të BE-së që jepen për zhvillimin e Shqipërisë. Projekti synon veçanërisht rritjen e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për të menaxhuar fondet në kuadër të Instrumentit për Para-aderimit, prej të cilit janë dhënë €275 milion për periudhën 2007-2010. Përgatitja për menaxhim të decentralizuar të fondeve IPA e mundëson Shqipërinë të përgatitet për të mbajtur me sukses një nga përgjegjësitë kryesore të anëtarësimit, menaxhimin e të ashtuquajturve Fonde Strukturore dhe të Kohezionit, fonde që vendet anëtare të BE-së marrin për të integruar më mirë rajonet e tyre më të varfra dhe për të zhvilluar infrastrukturën.

Për më shumë informacion kliko këtu

Back