Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

PROJEKTET ME FONDET E BE, SHUMË FJALË E PAK REZULTATE

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 17-01-2013 Back


www.gazetaedurresit.com -Përgjithësisht, fondet që Bashkimi Evropian u akordon palëve të tjera, jashtë kësaj organizate, ndahen në dy kategori: fonde që u akordohen shteteve dhe fonde që akordohen përmes konkurimit palëve që përfaqësojnë shoqërinë civile, organizma vendore, etj. Gjatë tre viteve të fundit, vendi ynë, në kuadër të Instrumenteve të Asistencës së Paraaderimit (IPA) të BE, ka përfituar mesatarisht 95 milionë euro në vit. Këto fonde përdoren për të realizuar projekte në infrastrukturë, në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve shtetërore, etj. Në fakt, qeveria këto fonde i ka përdorur pikërisht në këto drejtime: për të implementuar reforma të rëndësishme instituconale, për të ndërtuar objekte të mëdha të infrastrukturës publike, etj.
Krahas këtyre fondeve, që janë, si të thuash, me destinacion, BE alokon edhe fonde që fushat e aktivizimit i kanë të përcaktuara, por përfituesit përzgjidhen përmes konkurimit. Në buxhetin e vet 2007 – 2013, BE ka alokuar rreth 950 milionë euro për programet e ndryshme të bashkëpunimit ndërkufitar. BE ka 13 programe të tilla bashkëpunimi ndërkufitar dhe, në një pjesë të tyre, përfiton edhe vendi ynë. Por, përfitimi i financimeve përmes këtyre programeve ka si kusht kryesor dy elementë: konkurimin me projekte dhe njëra nga palët pjesëmarrëse në zbatimin e projektit që konkuron duhet të jetë palë komunitare. Në një mënyrë apo një tjetër, BE realizon bashkëpunimin përmes fondeve. Dhe, thuajse gjithkush mund të konkurojë për përfitimin e fondeve të tilla, që nga organizatat joqeveritare e deri tek organet e pushtetit vendor.

Për më shumë informacion kliko
këtu

Back