www.koha.net - Komuna e Rahovecit dhe Bashkia e Kukësit do të aplikojnë në fondet e projektit për bashkëpunim ndërkufitar (IPA), është thënë gjatë një takimi që ka pasur drejtori ekzekutiv i Këshillit të agrobiznesit shqiptar, dr. Gjon Gaspri, dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë e Kukësit, Arif Rexhmati, me kreun komunal të Rahovecit, Smajl Laitif. Drejtori i Ekonomisë dhe Zhvillimit të Rahovecit, Musa Cena, ka premtuar se deri në afatin e caktuar për aplikim në fonde të IPA-s, më 25 shtator, do të përpilohet një projekt me peshë për Bashkinë e Kukësit dhe Komunën e Rahovecit.
Për më shumë informacion kliko këtu