ALB/ FONDET E IPA-S PËR VENDET ASPIRANTE
Published on: 15-10-2012
Back
www.top-channel.tv- Bazuar në draftin e propozuar nga Komisioni, IPA e re që do të lindë pas negociatave mes Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE-së për periudhën 2014-2020 dhe pritet t’i kushtëzojë fondet e BE-së jo më me statusin e një vendi, por me performancën e tij në reformat ku investon BE. Për periudhën 2007-2013, BE ka ofruar 530 milionë euro, por Shqipëria ka përfituar vetëm në dy komponentët e parë: ndërtimin e institucioneve dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Aksesi ndaj 3 komponentëve të tjerë të IPA-s aktuale do të bëhej i mundur, në rast të një vendimi pozitiv në dhjetor për statusin kandidat.
Për më shumë informacion kliko këtu
Back