ALB/ ORGANIZATAVE SHQIPTARE TË SHOQËRISË CIVILE U JEPEN 1.5 MILIONË EURO NË MBËSHTETJE TË NISMAVE QYTETARE DHE NDËRTIMIT TË KAPACITETEVE
Published on: 13-12-2013
Back
www.eeas.europa.eu- Instrumenti i Asistencës Para Anëtarësimit (IPA) ka dhënë dhjetë grante
me një shumë të përgjithshme prej 1.5 milionë Euro përmes financimit të Institucionit të
Shoqërisë Civile për organizata të ndryshme shqiptare të shoqërisë civile me synim forcimin e
nismave qytetare, ndërtimin e kapaciteteve dhe afrimin e vendit me standardet e Bashkimit
Evropian (BE).
Kontratat për grantet e financuara nga IPA në mbështetje të Organizatave të Shoqërisë Civile u
bënë sot të njohura në një veprimtari publike me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Delegacionit
të BE-së, përfituesve të granteve dhe medias. BE-ja i jep rëndësi të madhe pjesëmarrjes së
shoqërisë civile në politikëbërje dhe në vendimmarrje, si një domosdoshmëri për një shoqëri të
drejtë dhe demokratike. Mbështetja e BE-së për shoqërinë civile siguron forcimin e kapaciteteve
dhe përgjegjshmërisë që garantojnë një rol të qëndrueshëm të organizatave të shoqërisë civile
në procesin demokratik.
Për më shumë informacion kliko këtu
Back