KOS/ KOSOVA PËRFITON NGA FONDET E HUMBURA TË BOSNJËS
Published on: 11-12-2013
Back
www.gazetajnk.com Mungesa e përparimit sa u përket reformave, bëri që Bosnja të humbë 45 milionë euro nga fondi i BE-së për vitin 2013 dhe një pjesë e këtij fondi do i jepet Kosovës. Brukseli ka drejtuar në Kosovë dhe në disa programe tjera strehimi të regjionit, 45 milionë euro nga fondi për ta ndihmuar Bosnjën në fazën e para-anëtarësimit. Një dënim i tillë është dhënë nga pamundësia e Bosnjës për ta implementuar një vendim kyç të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut- Vendimin lidhur me rastin Sejdiq-Finci. Nga paratë që nuk i janë dhënë Bosnjës, 23.5 milionë euro do i jepen Kosovës dhe Korte tha se pjesa tjetër do të shkojë në programet regjionale për strehim. Bosnja rrezikohet të humb akoma prej këtij fondi në të ardhmen, fond ky që duhet planifikuar për një periudhë 7 vjeçare.
Lexoni lajmet e plotë këtu
Back