Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

KOS/ ZYRA E BASHKIMIT EVROPIAN NË KOSOVË / PËRFAQËSUESI SPECIAL I BASHKIMIT EVROPIAN NË KOSOVË

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 23-12-2013 Back



www.eeas.europa.eu Komisioni Evropian ka aprovuar fonde shtesë për të mbështetur
 normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.  Pas njoftimit në fund të tetorit për
 të ndarë së paku 15 milion euro përmes Instrumentit për Asistencë të Para-Anëtarësimit
 (IPA) për të adresuar nevojat e komunave me shumicë serbe në tërë Kosovën dhe në
 veçanti në komunat veriore, Komisioni Evropian ka miratuar një pako që tani totalisht
 përfshin shumën prej 38,5 milion euro. Ky financim i veçantë do të fokusohet në
 infrastrukturën komunale, administratën publike, zhvillimin rural dhe rajonal, punësimin,
 arsimimin dhe mbrojtjen e ambientit. Përvec kësaj shume, Kosova ka në dispozicion
 edhe 70 milion euro ne dispozicion përmes programit IPA 2013 për Kosovën. Më 19 prill
 të këtij viti, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen e parë mbi parimet e normalizimit të
 raporteve. Marrëveshja është arritur në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga
 BE dhe ka mbuluar organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, krijimin e një
 asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe integrimin progresiv
 të strukturave të drejtësisë dhe policisë së veriut të Kosovës në kornizën ligjore
 dhe administrative të Kosovës.  Zgjedhjet lokale janë mbajtur me sukses në të dy
 raunde, në nëntor dhe në fillim të dhjetorit.


Lexoni lajmin e plotë
këtu

 

Back