Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

ALB/ 1.2 MILIONË EURO NGA FONDET E BE-SË NË MBËSHTETJE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE PËR FORCIMIN E DEMOKRACISË DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 03-02-2014 Back

 

  www.eeas.europa.eu- Bashkimi Evropian (BE) vijon të mbështesë shoqërinë civile shqiptare. Sot u
  prezantuan dhjetë kontrata të nënshkruara me organizata jo-qeveritare shqiptare për të mbështetur grupet
  në nevojë dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre. Veprimtaritë e mbështetura përfshijnë fuqizimin e viktimave
  të dhunës në familje, promovimin e punësimit për persona me aftësi të kufizuar, mbrojtjen e fëmijëve të
  rrezikuar dhe atyre me aftësi të kufizuar, si dhe luftën kundër diskriminimit që bazuar në orientimin
  seksual. Këto projekte, me vlerë totale prej afërsisht €1.2 milionë euro, janë dhënë nëpërmjet njërit prej
  instrumenteve financiare të Bashkimit Evropian - Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e
  njeriut (EIDHR).

 
Në vijim të Opinionit të Komisionit Evropian të vitit 2010 mbi aplikimin për anëtarësim të Shqipërisë, sic theksohet edhe në Strategjinë e Zgjerimit 2013-2014, janë pesë prioritete që Shqipëria duhet të përmbushë për hapjen e negociatave. Këto fusha kyçe përfshijnë “marrjen e masave për përforcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke përfshirë ato të Romëve, dhe politikave anti-diskriminuese, si dhe zbatimin e të drejtës së pronës”. Prioritetet reflektojnë parimet dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian, të cilat vendet aspirante duhet t’i zbatojnë në mënyrë aktive.
 
Gjatë prezantimit të projekteve të reja, Shefi i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Ettore Sequi theksoi rolin e rëndësishëm që ka shoqëria civile në avacimin e të drejtave të njeriut. “Roli i OJQ-ve në avancimin e Shqipërisë drejt prespektivës së anëtarësimit në BE, është shumë i rëndësishëm, kjo duke shkuar parallel me përpjekjet dhe angazhimin nga ana e qeverisë”. Ambasadori Sequi gjithashtu theksoi rëndësinë e kontaktit të ngushtë mes grupeve të rrezikuara dhe organizatave të shoqërisë civile si thelbësore në këtë proces; “Kjo, në mënyrë që problemet të kuptohen më mirë, të gjenden zgjidhje më të mira dhe përpjekjet të jenë të përbashkëta në mbrojtjen e drejtave të këtyre komuniteteve”, përfundoi Ambasadori Sequi.
 
Që nga viti 2007, BE-ja ka dhënë rreth €600,000 çdo vit për veprimin qytetar për të drejtat e njeriut nëpërmjet Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut. Gjatë 5 viteve të fundit, edhe përmes instrumenteve të ndryshme financiare, BE-ja ka mbështetur aktivitetet e Organizatave Jo-Qeveritare me rreth €11 milion për të nxitur, ndër të tjera, respektimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen sociale, luftën kundër korrupsionit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe mbrojtjen e mjedisit.
 

Lexoni lajmin e plotë këtu



 

 

Back