ALB/ BE, GRANT 64 MLN EURO PËR SHQIPËRINË
Published on: 25-02-2014
Back
www.top-channel.tv Në kuadër të programit IPA të Bashkimit Europian, Shqipëria ka përfituar një
grant prej 64 milion euro i cili do të pasohet nga një tjetër me 18 milion euro gjatë vitit në vijim.
Marrëveshja e këtij granti mori firmat e kreut të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi dhe Ministres së
Integrimit, Klajda Gjosha. Shuma prej 64 milion euro do të shërbejë në realizimin e 12 projekteve.
16 milion euro do të përdoren në drejtësi dhe cështjet e brendëshme, 9 milion për
administratën publike, 2 milion në transport,8 milion euro për ambientin dhe riciklimin,
6,5 milion për punësimin duke ndihmuar bizneset e vogla dhe pjesa më e madhe e këtij
fondi prej 36 milion euro do të shkojë për zhvillimin rural.
Kreu delegacionit të BE-së, Ettore Sequi u shpreh se firmosja e kësaj marrëveshje tregon edhe
njëherë tjetër mbështetjen e BE-së ndaj Shqipërisë pavarësisht se unioni ndodhet në një krizë
ekonomike.
Pritshmërirë tona, tha Sequi, nuk janë modeste. Të gjitha institucionet shqiptare duhet të
marrin përsipër përgjegjësitë në menaxhimin e fondeve me qëllim final përmirësimin e jetës
së qytetarëve.
Lexoni lajmin e plotë këtu
Lexoni lajmin e plotë këtu
Back