www.durreslajm.com Projekti DELMVET i mbështetur nga programi i Bashkimit Evropian IPA për
një model eficent të arsimit dhe formimit profesional ka hyrë në fazën e zbatimit konkret të tij.
Gjatë një takimi që u zhvillua sot paradite në Durrës, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha,
vlerësoi se formimi profesional është një nga fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit për
integrimin e vendit tonë në familjen evropiane. Ajo tha se zbatimi konkret i këtij projekti në
qarkun e Durrësit është një shembull shumë i mirë edhe për arsimimin profesional në qarqe
të tjera të vendit tonë.
Përgatitja profesionale e nxënësve të arsimit të mesëm, maturantëve, por edhe studentëve, do
të arrihet përmes krijimit të një rrjeti të trajnimit dhe edukimit profesional, duke harmonizuar
një sistem të qëndrueshëm dhe aktiv me nevojat e punës. Projekti ka një buxhet total prej 1
milion e 363 mijë euro dhe shtrihet në një periudhë kohore prej 30 muajsh.
Në zbatimin e projektit janë përfshirë organizma të rajonit Marche (Itali) dhe Dhoma e Tregtisë së Beogradit. Agjencia kombëtare e arsimit profesional, Drejtoria rajonale e punësimit, shkolla e arsimit profesional “Beqir Çela” në Shkozet dhe Dhoma e tregtisë dhe industrisë së Durrësit janë bashkëpunëtorët lokalë në implementimin e këtij projekti
Lexoni lajmin e plotë këtu
Projekti DELMVET i mbështetur nga programi i Bashkimit Evropian IPA për një model eficent të arsimit dhe formimit profesional ka hyrë në fazën e zbatimit konkret të tij.
Gjatë një takimi që u zhvillua sot paradite në Durrës, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, vlerësoi se formimi profesional është një nga fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit për integrimin e vendit tonë në familjen evropiane. Ajo tha se zbatimi konkret i këtij projekti në qarkun e Durrësit është një shembull shumë i mirë edhe për arsimimin profesional në qarqe të tjera të vendit tonë. - See more at: http://www.durreslajm.com/aktualitet/be-mb%C3%ABshtetje-arsimit-profesional-faza-e-par%C3%AB-e-projektit-nis-me-durr%C3%ABsin#sthash.VCje9mRE.dpuf