ALB/ “ARTVISION”, PROJEKTE ME VËMENDJE NGA ARTIT BASHKËKOHOR
Published on: 28-02-2014
Back
www.sot.com.al Mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues të Projektit “ArTVision”, financuar nga
Programi IPA Adriatik Corss Border 2007-2013 dje në ditën e parë të saj në Ministrinë e
Kulturës pati shumë vëmendje. Ky projekt ka strukturuar e integruar një partnership të
përbërë nga partnerë institucionalë e teknikë në 4 shtete dhe sipas të pranishmëve, objektivi
kryesor i projektit është mbështetja dhe promovimi i artit bashkëkohor përmes përdorimit
strategjik të komunikimit dhe punës në rrjet ndërkufitar.
Sipas të pranishmëve, buxheti për aktivitete në ndihmë të talenteve arrin shifrën 1.4
miliardë euro, për artistë të rinj shqiptarë dhe të huaj që do të jenë pjesë e tyre.
“ArTVision” është një projekt që ka si përparësi strategjike novacionin në komunikimin kulturor
ndëraktiv dhe ndër-institucional ndër gjithë vendet e Adriatikut dhe ato evropiane. Objektivi
është t’u japë vizibilitet më të madh veprave të realizuara në nivel lokal dhe që karakterizohen
nga një vlerë e lartë komunikuese në nivel ndërkombëtar, për t’i bërë ato të aksesueshme për një publik të gjerë. Sot është dita e dytë e këtij
takimi ku në mbarim të tij nga Ministria e Kulturës do të dilet me një deklaratë shtypi për të bërë të ditur më shumë detaje mbi projektet dhe
financimin e tyre.
Lexoni lajmin e plotë këtu
Mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues të Projektit “ArTVision”, financuar nga Programi IPA Adriatik Corss Border 2007-2013 dje në ditën e parë të saj në Ministrinë e Kulturës pati shumë vëmendje. Ky projekt ka strukturuar e integruar një partnership të përbërë nga partnerë institucionalë e teknikë në 4 shtete dhe sipas të pranishmëve, objektivi kryesor i projektit është mbështetja dhe promovimi i artit bashkëkohor përmes përdorimit strategjik të komunikimit dhe punës në rrjet ndërkufitar. - See more at: http://www.sot.com.al/kultura/%E2%80%9Cartvision%E2%80%9D-projekte-me-v%C3%ABmendje-nga-artit-bashk%C3%ABkohor#sthash.zE7hhV7F.dpuf
Back