Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

ALB/ GJOSHA DHE SEQUI FIRMOSIN MARRËVESHJEN FINANCIARE PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT IPA 2013

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 25-02-2014 Back



 

www.gazeta-shqip.com Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Ambasadori i
 Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi, firmosën sot Marrëveshjen Financiare për
 miratimin e Programit IPA 2013.

 Fal kësaj marrëveshje Shqipëria do të përfitojë një grant rreth 64 232 000 Euro për
 zbatimin e 12 projekteve.

 “E veçanta e programit IPA 2013 është se në bashkëpunim me Komisionin Evropian është
 mundësuar hartimi i projekteve duke u bazuar në konceptin e përqasjes së gjerë sektoriale.
 Në këtë kuadër, fusha e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme si dhe Mjedisi dhe
 Ndryshimet Klimatike janë dy nga sektorët pilot të përzgjedhur”, tha Gjosha, gjatë ceremonisë.

 Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, theksoi se BE-ja është e angazhuar të mbështesë Shqipërinë për procesin e integrimit evropian. Ai listoi sektorët ku do të alokohen më shumë fonde duke nënvizuar se institucionet shqiptare duhet të marrin përgjegjësitë për t’i zbatuar sicc duhet këto projekte.

“Pritshmëritë tona tona ndaj Shqipërisë janë gjithashtu të larta. Ne presim nga Shqipëria të forcojë shtetin e së drejtës, të zhdukë korrupsionin dhe të luftojë krimin e organizuar, të garantojë respektimin e të drejtave të njeriut”, u shpreh ai.

Lexoni lajmin e plotë
këtu

 

 

Back