Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

ALB/ QEVERIA MIRATON HUAN 330 MILIONË EURO

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 06-03-2014 Back


 

www..gazeta-shqip.com Këshilli i Ministrave miraton kredinë prej 330 milionë eurosh të dhënë
 nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në vendimin e djeshëm të KM-së, thuhet se “miratohet në
 parim huamarrja prej 330 milionë eurosh, që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon
 Shqipërisë, për programin 36-mujor të ndihmës”. Kjo kredi, do të alokohet me 9 këste të
 barabarta, ku i pari do të përfitohet në muajin mars dhe do të kapë vlerën e 26 milionë eurove.

 Tashmë që kjo kredi të marrë fuqi ligjore, duhet të ratifikohet nga Kuvendi dhe kryesisht është
 parashikuar që të përdoret për shlyerjen e borxheve ndaj biznesit. Në total, qeveria ka
 programuar të shlyejë 350 milionë dollarë fatura të papaguara përgjatë këtij viti, ndërkohë që
 pjesa e mbetur do të shlyhet në dy vitet e ardhshme, përkatësisht 20 miliardë në 2015 dhe 17.5
 miliardë të tjera në vitin 2016. Miratimi i kësaj kredie nga bordi i FMN-së u bë vetëm pak ditë
 më parë, ku sipas tyre kjo kredi do të përdoret për të mbështetur programin e reformave të
 autoriteteve.

 Nga ana tjetër, pritet që edhe Banka Botërore, por dhe Bashkimi Europian, të ofrojnë një
 asistencë të ngjashme financiare për qeverinë. Pritshmëritë e FMN-së për ekonominë
 shqiptare gjatë këtij viti janë pozitive, pasi ajo do të ndihmohet nga reduktimi i planifikuar i
 risqeve në sferën fiskale, shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit, masat për
 kreditë e këqija, por edhe lançimi i reformave strukturore.

 Lexoni lajmin e plotë
këtu

 

Back