Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

ALB/ KOMITETI I MONITORIMIT TË PROJEKTEVE IPA; QEVERIA E ANGAZHUAR PËR MENAXHIM E FONDEVE TË BE

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 19-03-2014 Back


 

www.24-ore.com Komiteti i Monitorimit të Projekteve IPA, u mblodh tësot  në Tiranë, ku u
 diskutua mbarëvajtja dhe adresimi i problematikave të evidentuara . Në fokus ishte menaxhimi
 i fondeve që do të akordohen në vijim nga Bashkimi Evropian. Pas mbylljes se ciklit të
 financimit nga IPA I (2007-2013) qeveria shqiptare dhe Komisioni Evropian po punojnë
 bashkërisht për perspektivën e re financiare IPA II për periudhën 2014-2020.

 Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor në
 Direktoratin e Zgjerimit të KE-së, z. Jean Eric Paquet, mbajtën fjalët e hapjes në këtë takim, ku
 u theksua angazhimi i përbashkët për një menaxhim sa më të mirë të fondeve që akordohen
 nga Bashkimi Evropian, i cili ka mbështetur financiarisht Shqipërinë në kuadër të procesit të
 integrimit.


Lexoni lajmin e plotë
këtu

 

 

Back