ALB/ MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM RINOR MIDIS SHQIPËRISË DHE MAQEDONISË
Published on: 18-03-2014
Back
www.ina-online.net Në Strugë zhvilloi punimet konferenca rinore e të rinjve nga Maqedonia dhe
Shqipëria në kuadër të IPA fondeve për bashkëpunim ndërkufitar, për projektet 2013-2014.
Ky projekt ka për qëllim të sigurojë mundësi për ndërtimin e kapaciteteve të shoqërive qytetare
të dy vendeve fqinje. Aktivitetet e parapara përfshinë transmetimin e njohurive në organizatat e
rinisë për zhvillim të përgjithshëm në regjion e sidomos në bashkësitë e tyre lokale.
Qëllimi kryesor i projektit është që të promovohet bashkëpunimi efektiv ndërmjet aktorëve në
shoqërinë civile në drejtim të zhvillimit social në regjionin ndërkufitar. Ndërkaq, nën kuptim e
qëllimeve specifike parashihet përforcimi i kapaciteteve të organizatave rinore në regjionin
ndërkufitar dhe që të mbështeten rrjetet e partneritetit ndërmjet organizatave rinore lokale për
planifikimin dhe realizimin e zbatimin e aksioneve në regjionin ndërkufitar.
Lexoni lajmin e plotë këtu
Back