Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

ALB/ BASHKITË DHE KOMUNAT MUND TË PËRFITOJNË 5.8 MILIARDË LEKË

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 23-03-2014 Back


 

www.shekulli.com.al Bashkitë dhe komunat mund të përfitojnë deri në 5. 8 miliardë lekë dhe për
 projektet infrastrukturore këtë vit. Ky financim është pjesë e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve,
 çka nënkupton se njësitë vendore duhet të aplikojnë me projekte konkrete dhe të konkurrojnë
 për sigurimin e financimit për projektet e tyre për rrugë, ujësjellësa etj. Për të konkurruar për
 të përfituar nga ky fond, njësitë vendore duhet të paraqesin brenda muajit prill projektet e tyre.

 Referuar vendimit, do të bëhen dy thirrje për aplikim, ku thirrja e parë do të jetë për fondin në
 vlerë 3.5 miliardë lekë në periudhën mars-prill dhe thirrja e dytë për fondin 2.3 miliardë lekë në
 muajin prill. Kjo thirrje për aplikim përfshin projekte të infrastrukturës vendore të lidhura me
 rivitalizimin dhe zhvillimin urban e rural, integrimin e zonave informale, si dhe projekte të vogla
 lokale, me ndikim, të infrastrukturës vendore. Shqyrtimi për financim bëhet për projektet e
 aplikuara dhe procedura e vlerësimit do të kryhet pranë sekretariatit përkatës teknik, si
 dhe pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve.  


Lexoni lajmin e plotë
këtu

 

Back