АLB/ OFERTA TURISTIKE SHQIPTARE PREZANTOHET NË PANAIRIN E MOSKËS
Published on: 26-03-2014
Back
www.24-ore.com Shqipëria mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Moskës “Travell &
Tourism-MITT 2014”, në kuadrin e projektit IPA Adriatic Cross Border Cooperation
“Tur.Grate 2”. Në edicionin e 21-të të këtij panairi Zyra e Shërbimit Turistik, ZSHT prezantoi
në kuadër të projektit IPA, Hartën Turistike të Shqipërisë, destinacione të cilat tërhoqën
interesimin e turistëve rusë.
Sipas burimeve nga MZHUT, përgjatë 4 ditëve të panairit (19-22 Mars) operatorë shqiptarë
turistikë prezantuan ofertën turistike për vizitorët e interesuar dhe patën mundësi të
shkëmbejnë kontakte edhe me agjensitë turistike ruse. Elementët tradicionalë të kostumeve
popullore shqiptare që mbanin të veshura hostess-at në stendë, imazhet e Shqipërisë turistike,
produktet artizanale të ekspozuara dhe materialet e ndryshme promovuese mbi vendin tonë,
tërhoqën një numër të madh vizitorësh në stendë.
Në panairin e Moskës mernin pjesë 1,800 operatorë nga 198 vënde turistike. Panairi i Moskës tërheq një numër të konsiderueshëm vizitorësh dhe në këtë edicion vjen si një event mjaft popullor në Rusi dhe shumë i rëndësishëm për industrinë e Turizmit. Sipas informacioneve të ambasadës shqiptare në Moskë numri i vizitorëve rusë në vendin tonë është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Rusia është një treg potencial, pasi numri i turistëve rusë që udhëtojnë cdo vit vlerësohet në 31 milion turistë.
Lexoni lajmin e plotë këtu
Back