www.zhurnal-ks.com Për gjashtë vite, nga viti 2007 deri në vitin 2013, Maqedonia ka shfrytëzuar
mezi 15 milion euro nga dy programet e përballueshme të Bashkimit Evropian (BE), FP7 dhe të
CIP. Këtë e tregon analiza që ka bërë Telegraf.mk, në bazë të të dhënave të mara nga
Sekretariati për çështje evropiane.
Sipas këtyre të dhënave, gjashtë vitet e kaluara, sa zgjatën këto programe, në korniza të FP7,
Maqedonia ka bërë 85 projekte që kanë qenë të financuara me gjithsej 10,6 milionë euro.
Njëkohësisht, në korniza të CIP, Komisioni Evropian (KE) në Maqedoni ka miratuar 10 projekte,
që janë financuar me 4,3 milion euro.
Është interesante që në këto dy shuma të mjeteve, të shfrytëzuara në të dy programet, hyjnë
projektet e kompanive maqedonase, por pjesa më e madhe janë në të vërtetë projekte të
organizatave joqeveritare dhe të institucioneve shtetërore.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thonë se një periudhë më të gjatë edukojnë kompanitë për atë se si të arrijnë deri te fondet e BE-së, siç janë IPA-fondet, fondet nga CIP-programet për konkurrencë dhe inovacione të BE-së dhe Programe për hulumtime dhe zhvillim FP7.
Lexoni lajmin e plotë këtu