Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

ALB/ PROJEKTET IPA, GJOSHA: QEVERIA E ANGAZHUAR PËR MENAXHIM EFEKTIV TË FONDEVE TË BE

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 19-03-2014 Back



 

www.oranews.tv Komiteti i Monitorimit të Projekteve IPA, u mblodh në Tiranë, ku u
 diskutua mbarëvajtja dhe adresimi i problematikave të evidentuara në lidhje me këto
 projekte. Në fokus ishte menaxhimi i fondeve që do të akordohen në vijim nga Bashkimi
 Evropian. Pas mbylljes se ciklit të financimit nga IPA I (2007-2013) qeveria shqiptare
 dhe Komisioni Evropian po punojnë bashkërisht për perspektivën e re financiare IPA
 II për periudhën 2014-2020.

 Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor në
 Direktoratin e Zgjerimit të KE-së, Jean Eric Paquet, mbajtën fjalët e hapjes në këtë takim,
 ku u theksua angazhimi i përbashkët për një menaxhim sa më të mirë të fondeve që akordohen
 nga Bashkimi Evropian, i cili ka mbështetur financiarisht Shqipërinë në kuadër të procesit të
 integrimit. Gjithashtu u nënvizua vënia në zbatim në mënyrë sa më efektive e projekteve.

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Direktoratin e Zgjerimit të KE-së, u shpreh perspektiva financiare IPA II do të pësojë një ndryshim të rëndësishëm për mënyrën si do të akordohen fondet, ndaj kërkohet angazhim i plotë për menaxhimin sa më të mirë të tyre.

Lexoni lajmin e plotë
këtu

 

Komiteti i Monitorimit të Projekteve IPA, u mblodh në Tiranë, ku u diskutua mbarëvajtja dhe adresimi i problematikave të evidentuara në lidhje me këto projekte. Në fokus ishte menaxhimi i fondeve që do të akordohen në vijim nga Bashkimi Evropian. Pas mbylljes se ciklit të financimit nga IPA I (2007-2013) qeveria shqiptare dhe Komisioni Evropian po punojnë bashkërisht për perspektivën e re financiare IPA II për periudhën 2014-2020.

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Direktoratin e Zgjerimit të KE-së, Jean Eric Paquet, mbajtën fjalët e hapjes në këtë takim, ku u theksua angazhimi i përbashkët për një menaxhim sa më të mirë të fondeve që akordohen nga Bashkimi Evropian, i cili ka mbështetur financiarisht Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit. Gjithashtu u nënvizua vënia në zbatim në mënyrë sa më efektive e projekteve.

- See more at: http://www.oranews.tv/vendi/projektet-ipa-gjosha-qeveria-e-angazhuar-per-menaxhim-efektiv-te-fondeve-te-be/#sthash.lWrtZw6m.dpuf
Back