ALB/ LIRIA E SHPREHJES NË MEDIA, BE PROJEKT PËR FORCIMIN E ROLIT TË GJYQËSORIT
Published on: 07-03-2014
Back
www.24-ore.com Krijimi i një raporti të drejtë midis lirisë së shprehjes në media dhe
mbrojtjes së nderit dhe dinjitetit (reputacionit) të personave nga sulmet e pandershme
do të jetë në qendër të projektit ‘Forcimi i Rolit të Gjyqësorit në Mbrojtje të Lirisë së
Shprehjes”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian ne kuadrin e skemës së asistencës
IPA 2012.
Për këtë projekt që do të zbatohet në harkun kohor janar 2014 – maj 2015, Instituti
për Studime Publike & Ligjore, mbajti në ambientet e Qendrës së Informimit të
Bashkimit Evropian, një takimi inaugurues.
Sipas zyrës së Informimit të BE-së, rezultatet e shumë vëzhgimeve dhe analizave të
aktorëve vendas dhe të huaj, të kryera përpara vitit 2012, pajtoheshin në mendimin
se legjislacioni shqiptar për defamacionin ishte i vjetruar dhe jo miqësor në raport
me lirinë e shprehjes. Këto vëzhgime dhe analiza nxorën në pah edhe një problem tjetër (përveç legjislacionit të dobët), faktin që interpretimi i dispozitave të defamacionit nga gjyqtarët ishte i tillë që nuk garantonte një balancim të drejtë midis lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes se reputacionit edhe atëhere kur dispozitat ligjore e mundësonin një gjë të tillë.
Në këto kushte, në shkurt dhe mars të vitit 2012, Shqipëria ndërmori një reformë të thellë të legjislacionit mbi defamacionin duke ndërhyrë dhe ndryshuar shumë prej neneve relevante në Kodin Penal dhe në Kodin Civil.
Lexoni lajmin e plotë këtu
Back