www.sot.com.al Startoi sot afati i thirrjes së tretë të aplikimeve për fermerët për të përfituar nga
fondet IPARD-like (instrumenti i BE para anëtarësimit). Këto fonde të dedikuara vetëm për
bujqësinë shqiptare, kanë një vlerë prej 8.2 mln euro, ku BE financon 6.2 mln euro ndërsa
Qeveria shqiptare, 2.07 mln euro. Pas dy thirrjeve të para, tashmë janë në dispozicion për t’iu
shpërndarë fermerëve shqiptarë rreth 4 mln euro. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe
Administrimit të Ujërave, AZHBR (Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural) dhe GIZ Albania
(bashkëpunimi ndërkombëtar gjerman), zhvilluan sot në mjediset e Hotel Tirana, një aktivitet
informues për thirrjen e tretë të aplikimeve për fermerët për të përfituar nga fondet IPARD-like.
Aplikimi kësaj here do të zgjasë më shumë se një muaj, pra starton sot më 17 mars dhe do të
vazhdojë deri në 2 maj 2014 ku aplikimi do të mbyllet në orën 16.00.
Skema e grantit IPARD like do zbatohet nëpërmjet dy masave: 1. Investime në fermat
bujqësore; 2. investime në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore. Në masën 1, mbështeten katër sektorë: qumësht, mish, fruta, perime. Në masën 2 mbështeten sektorët: Qumësht e bulmet, thertore e përpunim mishi, përpunim fruta perime, sektori i vajit, i verës, i mjaltit dhe i bimëve mjekësore. Thirrja e parë u hap 18 dhjetor 20012-18 shkurt 2013, nga të cilat fitues dolën 19 fermerë. Thirrja e dytë u hap 30 prill 2013- 28 qershor 2013, janë marre 65 aplikime dhe fituesit do shpallen së shpejti. Ndërsa sot startoi thirrja e trete.
Lexoni lajmin e plotë këtu
Startoi sot afati i thirrjes së tretë të aplikimeve për fermerët për të përfituar nga fondet IPARD-like (instrumenti i BE para anëtarësimit). Këto fonde të dedikuara vetëm për bujqësinë shqiptare, kanë një vlerë prej 8.2 mln euro, ku BE financon 6.2 mln euro ndërsa Qeveria shqiptare, 2.07 mln euro. Pas dy thirrjeve të para, tashmë janë në dispozicion për t’iu shpërndarë fermerëve shqiptarë rreth 4 mln euro. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, AZHBR (Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural) dhe GIZ Albania (bashkëpunimi ndërkombëtar gjerman), zhvilluan sot në mjediset e Hotel Tirana, një aktivitet informues për thirrjen e tretë të aplikimeve për fermerët për të përfituar nga fondet IPARD-like. Aplikimi kësaj here do të zgjasë më shumë se një muaj, pra starton sot më 17 mars dhe do të vazhdojë deri në 2 maj 2014 ku aplikimi do të mbyllet në orën 16.00. - See more at: http://www.sot.com.al/politike/starton-afati-i-thirrjes-s%C3%AB-tret%C3%AB-drejtuar-fermer%C3%ABve-p%C3%ABr-p%C3%ABrfitimin-e-fondeve#sthash.Tb1TwtT8.dpuf