Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

MAC/ KONKURS I RI PUBLIK PËR FINANCIM PËRMES PROGRAMIT IPARD

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 15-02-2014 Back



 

www.idividi.com.mk Agjencia për mbështetje financiare në zhvillimin bujqësor dhe rural kumtoi se sot është shpallur Konkursi i nëntë publik për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga komponenta e pestë e Instrumentit për ndihmë parainkuadruese për zhvillim rurak të Bashkimit Evropian.

Konkursi do të zgjasë deri 17 prill të këtij viti. Dokumentacioni i nevojshëm për përgatitje dhe parashtrim të kërkesave, përfshirë edhe udhëzimet për shfrytëzuesit e mjeteve nga Programi IPARD 2007-2013 mund të merren nga ueb-faqja e Agjencisë si dhe personalisht në vend-pritjen e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural dhe në qendrat më të afërta rajonale apo njësitë punuese të Agjencisë për nxitjen e zhvillimit në bujqësi, çdo ditë pune prej orës 8:30 deri në orën 16:30.

Mjetet financiare nga Programi IPARD 2007-2013 janë dedikuar për: Investime të ekonomive bujqësore me qëllim të ristrukturimit dhe sendërtimit të tyre  për arritjen e standardeve të Bashkimit Evropian (Masa 101); Investime për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut me ristrukturimin dhe sendërtimin e tyre për arritjen e standardeve të Bashkimit Evropian (Masa 103) dhe Diversifikimi dhe zhvillim të aktiviteteve rurale ekonomike (Masa 302).


Lexoni lajmin e plotë
këtu

 

Back