Institucionet shqiptare do të menaxhojnë vetë në mënyrë të pavarur fondet e Bashkimit Evropian
dhe jo sikurse ka ndodhur deri tani, nëpërmjet Delegacionit Evropian. Vendimi i fundit i
Komisionit Evropian i jep mundësinë qeverisë shqiptare të jetë përgjegjëse për procedurat e
prokurimit dhe zbatimit të projekteve. Janë rreth 64 milionë euro të cilat do të përdoren për
zbatimin e 12 projekteve si pjesë e programit IPA-2013, miratimi i së cilit u bë disa javë më
parë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe
ministri i Financave, Shkëlqim Cani, përshëndetën këtë vendim duke e konsideruar shprehje të
besimit për qeverinë shqiptare.
“Ky sukses është një dëshmi e një administrate shtetërore efiçente ku Brukseli mund të
mbështetet pa asnjë ekuivok. Gjithashtu do ta cilësoja një mesazh të qartë për qeverinë
shqiptare e cila duhet të vazhdojë rrugën e nisur duke përparuar me reformat, për të garantuar mbi të gjitha më shumë siguri dhe progres për qytetarët shqiptarë”, u shpreh ministrja Gjosha në fjalën e saj. Ministrja theksoi se, suksesi i arritur, është në vijim të pikësynimeve që Qeveria shqiptare ka në përmbushjen e kushteve dhe objektivave që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit.
Kjo arritje, sipas ministres është gjithashtu, rezultat i një pune konkrete që vendi ynë ka bërë në drejtim të plotësimit të një sërë detyrimesh. “Fillimisht, kjo praktikë do të testohet me disa projekte nën Programin IPA 2013, duke arritur që gradualisht të jetë mënyra kryesore e mbështetjes së asistencës së BEsë. Do të përfshihen një sërë projektesh të cilat do të menaxhohen nga pala shqiptare, në mbështetje të sistemit gjyqësor apo fusha të tjerë si siguria rrugore, zhvillimi rural, mbrojtja e konsumatorit, edukimi profesional,etj”, shpjegoi ministrja Gjosha...(link)
Institucionet shqiptare do të menaxhojnë vetë në mënyrë të pavarur fondet e Bashkimit Evropian dhe jo sikurse ka ndodhur deri tani, nëpërmjet Delegacionit Evropian. Vendimi i fundit i Komisionit Evropian i jep mundësinë qeverisë shqiptare të jetë përgjegjëse për procedurat e prokurimit dhe zbatimit të projekteve. Janë rreth 64 milionë euro të cilat do të përdoren për zbatimin e 12 projekteve si pjesë e programit IPA-2013, miratimi i së cilit u bë disa javë më parë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani, përshëndetën këtë vendim duke e konsideruar shprehje të besimit për qeverinë shqiptare. “Ky sukses është një dëshmi e një administrate shtetërore efiçente ku Brukseli mund të mbështetet pa asnjë ekuivok. Gjithashtu do ta cilësoja një mesazh të qartë për qeverinë shqiptare e cila duhet të vazhdojë rrugën e nisur duke përparuar me reformat, për të garantuar mbi të gjitha më shumë siguri dhe progres për qytetarët shqiptarë”, u shpreh ministrja Gjosha në fjalën e saj. Ministrja theksoi se, suksesi i arritur, është në vijim të pikësynimeve që Qeveria shqiptare ka në përmbushjen e kushteve dhe objektivave që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit. Kjo arritje, sipas ministres është gjithashtu, rezultat i një pune konkrete që vendi ynë ka bërë në drejtim të plotësimit të një sërë detyrimesh. “Fillimisht, kjo praktikë do të testohet me disa projekte nën Programin IPA 2013, duke arritur që gradualisht të jetë mënyra kryesore e mbështetjes së asistencës së BEsë. Do të përfshihen një sërë projektesh të cilat do të menaxhohen nga pala shqiptare, në mbështetje të sistemit gjyqësor apo fusha të tjerë si siguria rrugore, zhvillimi rural, mbrojtja e konsumatorit, edukimi profesional,etj”, shpjegoi ministrja Gjosha. - See more at: http://gazetashqip.eu/shqiperia/be-shqiperia-do-te-menaxhoje-vete-64-milione-euro-fonde.html#sthash.FdFxIga2.dpuf