MAC/ IPA II PREZANTOHET PARA ADMINISTRATËS PUBLIKE
Published on: 10-04-2014
Back
Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Delegacioni i Komisionit Evropian sot mbajtën mbledhje
informative në temë “Promovim i Rregullores IPA II (2014-2020)”, në të cilën të pranishmëve u
drejtua edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.
Besimi theksoi se muajve të fundit punohej në dy procese paralele: implementimin e IPA-s
aktuale dhe programimin e IPA II. Programi paraqet definimin e prioriteteve për financimet e
ardhshme, përmes IPA II të Dokumentit nacional strategjik të vendit.
Ai theksoi se edhe pse ky dokument është nën kompetenca të Komisionit Evropian dhe se
Qeveria bën përpjekje të mëdha për të kontribuuar në këtë dokument, përmes grupeve dhe
strukturave ekzistuese, të cilat tani më janë të formuara për IPA I.
Në takim morën pjesë rreth 100 përfaqësues të mbi 30 Ministrive dhe institucioneve që janë shfrytëzues apo shfrytëzues potencial të IPA fondeve.
Ekspertë të shërbimeve të Komisionit Evropian i prezantuan të gjitha aspektet e rëndësishme të IPA II, informuan dhe diskutuan me të pranishmit për kuadrin rregullator, llojin dhe sferën përfshirëse të ndihmës, procesin e implementimit dhe të gjitha temat tjera relevante...(link)
Back