ALB/ NË PROJEKTE KANALIZIMESH NJË MILION EURO
Published on: 15-05-2014
Back
Në fshatrat dhe lagjet e qytetit në Podujevë ka vazhduar realizmi i projekteve në ndërtimit e
rrjetit të kanalizimit fekal. Për ndërtimin e rreth 60 km rrjet të kanalizimit gjatë këtij viti
Komuna e Podujevës ka ndarë një buxhet prej një milion euro.
Drejtori i DSHPMSH, Faik Muçiqi, tha se tashmë kanë filluar punimet në vazhdimin e
projekteve dyvjeçare, në ndërtimin e kanalizimit në disa fshatra, realizmi i të cilave ka filluar
vitin e kaluar.
“Tashmë kanë filluar punimet dhe jemi në fazën e realizmit të projekteve dy vjeçare në
Llapashticë të Epërme dhe Llapashticë të Poshtme në gjatësi prej rreth 25 km. Edhe në dy
projekte të tjera, realizimi i të cilave ka filluar vitin e kaluar, Dumnicë e Poshtme dhe Pakashticë
–Revuç, janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e kanalizimit në një gjatësi prej 20 km”, tha
drejtori Muçiqi, duke bërë të ditur se punët janë duke u realizuar sipas dinamikës së planifikuar.
Muçiqi tha se janë në procedurë të prokurimit për fillimin e punimeve në ndërtimin e kanalizimit në fshatin Buricë (3.7 km.) dhe kanalizimi në dy rrugët e qytetit( rreth një km), në Katunishtë (lagjet Igrishtët dhe Kullakët), Bellopojë (lagjet Sfarça dhe Begolli)...(link)
Back