Janë 30.6 milionë euro fondet, që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka marrë në firma të
huaja apo garanci për hua, të cilat nuk i ka shlyer ende. Kjo bëhet e ditur nga një akt-rakordimi
midis Ministrisë së Financave dhe KESH-it, të nënshkruar përkatësisht nga Geraldina Prodani,
sekretare e Përgjithshme e Dikasterit, dhe Agron Hetoja, drejtor i Përgjithëm i Korporatës.
Dokumenti është nënshkruar më datë 27 mars dhe përfshin të gjitha detyrimet e krijuara nga
ana e KESH-it për qeveri, banka ndërkombëtare apo fonde të huaja investimesh, ndërkohë që
këtyre u shtohen edhe detyrimet që duhet të paguajë në favor të ekzekutivit shqiptar, që ka
paguar disa herë garanci që KESH të marrë kredi me garanci shtetërore.
Fondet kanë kaluar në vite nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe kjo e fundit ka kryer pagesat,
të cilat tani KESH duhet t’i shlyejë. Sipas normave të BE-së, shteti nuk mund të subvencionojë
sektorë të ekonomisë, duke përfshirë energjetikën, por mund të lëshojë garanci për kredi...(link)