ALB/ FONDI PËR FËMIJË PREJ 5.5 MILIONË EURO, ENDE I PA ALOKUAR
Published on: 20-05-2014
Back
Numri i fëmijëve të prekur me kancer është në rritje, thonë profesionistë shëndetësorë. Sipas tyre, në vitin 2008 kanë qenë të diagnostikuar 7 fëmijë të prekur me këtë sëmundje, derisa në vitin 2013 janë diagnostikuar 48 raste të reja.
Por, ditë më parë, ndër pikat e rendit të ditës në njërën nga mbledhjet e Qeverisë së Kosovës është krijuar fondi prej 5.5 milionë eurosh që do t'u dedikohet fëmijëve të sëmurë me kancer.
Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë duke pritur që këto mjete të alokohen në Ministrinë e Shëndetësisë nga Qeveria e Kosovës.
Edhe familjarët e fëmijëve që vuajnë nga kanceri, flasin për Radion Evropa e Lirë për vështirësitë që janë ballafaquar për trajtimin e fëmijëve.
Ata thonë se u është dashur të gjejnë alternativa të ndryshme për të kërkuar të holla, për shërim jashtë vendit, meqë edhe pse disa lloje të kancerit trajtohen në vend, disa kërkojnë trajtim në Evropë e më gjerë.
Andaj miratimin e fondit prej 5.5 milionë eurosh e kanë mirëpritur.
Fondi për shërimin e pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike që ka në dispozicion Ministria e Shëndetësisë është 3.8 milionë euro.
Supozohet se në vitin 2020, kjo rritje mund të shkojë deri në rreth 15 milionë raste të reja në nivel global...(link)
Back