Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

KOS/ STOCK NË VITI E FERIZAJ PËR TË GARANTUAR PËRKRAHJEN E BE-SË

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 23-05-2014 Back


 

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare për të gjitha rajonet e Kosovës
 përmes projekteve të ofrohen përmes programit IPA (Instrumenti për Ndihmën e Para
 Anëtarësimit).

 Këtë e ka garantuar vetë Christof Stock, shefi i bashkëpunimit pranë Zyrës së Bashkimit
 Evropian në Kosovë. Të enjten, ai ka vizituar Vitinë dhe Ferizajn.

 Në takime të ndara Stock ka folur me kryetarin Sokol Haliti të Vitisë, dhe Muharrem Sfarqa
 të Ferizajt.

 “Më shumë se 280 projekte të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të menaxhuara nga Zyra
 e BE-së në Kosovë janë duke u zbatuar aktualisht e të cilat përfshijnë sektorë të ndryshëm në
 rajone dhe qytete të Kosovë. Komuna e Vitisë dhe Ferizajt janë përfitues nga këto projekte dhe me vizitën e sotme në këto dy komuna unë jam i bindur se ne do të forcojmë bashkëpunimin tonë me këto dy komuna edhe në të ardhmen”, citohet të ketë thënë Stock.

Stock i ka inkurajuar fuqishëm udhëheqësit e Komunës së Vitisë dhe të Ferizajt si dhe stafin e tyre që të orientohen në fushat e mundshme për investime si dhe të ndjekin nga afër skemat e granteve që ofrohen nga BE por edhe mundësitë e tjera për mbështetje financiare.

Vizita e sotme e Stock u zhvillua me qëllim të njoftimit të zyrtarëve të BE-së në Kosovë me Kryetarët e rinj të Komunave si dhe me sfidat që ata kanë përgjatë mandatit të tyre si udhëheqës komunalë...(link)

 

Back