ALB/ FONDI I BE, 320 MLN EURO PËR LIGJET, ASNJË CENT PËR SEKTORIN E ENERGJISË
Published on: 30-09-2014
Back
Komisioni Europian ka detajuar përmes një dokumenti se ku do të shkojnë 649.5 milionë eurot
që i janë akorduar vendit tonë nga 2014 deri në vitin 2020 në kuadër të programit IPA II.
Nga 11 miliardë eurot e përcaktuara për Ballkanin dhe Turqinë, Shqipëria përfiton 649.5
milionë euro dhe pothuajse gjysma e tyre shkon për reformat në fushën e sundimit të ligjit,
demokracinë e mirëqeverisjen dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.
Nga 320 milionë euro për këtë sektor, 223 prej tyre shkojnë për reformat për demokraci
dhe mirëqeverisje dhe 97 milionë euro të tjera për sundimin e ligjit dhe respektimin e të
drejtave themelore të njeriut.
Më pas vjen zhvillimi social-ekonomik me 168 mln euro e ndarë në 56 milionë për transportin
dhe 44 për konkurueshmërinë dhe inovacionin, ndërsa në këtë zë nuk është parashikuar asnjë
fond për energjetikën edhe pse është një sektor me mjaft probleme dhe vështirësi dhe dokumenti që shoqëron ndarjen e fondeve nga ana e Komisionit Europian nënvizon “nevojën për investime në energji por edhe në infrastrukturë”.
Për punësimin, politikat sociale, edukimin, dhe promovimin e barazisë gjinore e burimet njerëzore janë akorduar 69 milionë euro dhe pjesa më e madhe shkon për zhvillimin bujqësor me 92 milionë euro. Por ndërsa bëhet publik fondi i ndarë në sektoret e veçanta, Komisioni Europian kujton se përfitimi i tyre kushtëzohet nga arritja e 62 rezultateve konkrete për objektivat e secilit sektor, bazuar tek raportet e INSTAT, EUROSTAT, Bankës Botërore si dhe raport-progreset vjetore të Komisionit.
Faktorët që riskojnë arritjen e objektivave për secilin sektor janë burimet e pamjaftueshme njerëzore dhe financiare, por edhe korrupsioni, informaliteti dhe klima jo e mirë politike. Në programin “IPA I” që u shtri në vitet 2007-2013, BE ofroi 532.4 milionë euro për Shqipërinë...(link)
Back