ALB/ MARRËVESHJA ME BE-NË, SHQIPËRIA GRAND 17.8 MLN EURO PËR 7 PROJEKTE
Published on: 01-12-2014
Back
Në ambientet e Ministrisë së Integrimit Evropian, u zhvillua sot ceremonia e nënshkrimit të
marrëveshjes së financimit IPA 2013, me menaxhim të decentralizuar. Nëpërmjet kësaj
marrëveshje vendit tonë do t’i akordohet në formë grandi një shumë totale prej 17,8 milion
euro për realizimin e shtatë projekteve. Marrëveshja u firmos për palën shqiptare nga ana e
ministres së Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe për palën evropiane nga Yngve
Engstroem, shefi i Operacioneve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Projektet e financuara në kuadër të programit IPA 2013 me menaxhim të decentralizuar,
janë hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Integrimit Evropian, delegacionin e
Bashkimit Evropian në Tiranë dhe ministritë e linjës dhe do të kontribuojnë në plotësimin e
standardeve të vendit tonë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian...(link)
Back