Akademia e Kosovës për Siguri Publike është përfituese e projektit të dytë të binjakëzimit nga
Instrumenti për Ndihmë Paraanëtarësim (IPA II), të Komisionit Evropian (KE).
Akademia e Kosovës për Siguri Publike po fillon një fazë të re të përkrahjes nga partnerët
ndërkombëtarë e cila është përfituese e projektit të dytë të binjakëzimit nga Instrumenti për
Ndihmë Para-anëtarësim (IPA II), të Komisionit Evropian (KE).
Gjatë kësaj jave në Akademi po qëndron ekipi i ekspertëve nga Finlanda dhe Estonia, vende
anëtare të cilët do të implementojnë projektin e binjakëzimit me titull “Forcimi i mëtejmë i
arsimimit publik në Kosovë”.
Ekipi i ekspertëve nga Finlanda dhe Estonia janë duke punuar së bashku me personelin mësimdhënës të Akademisë dhe ekspertët e fushave të Agjencive të Sigurisë Publike në përgatitjen e dokumentit në të cilin do të përfshihen komponentët, aktivitetet dhe plani dinamik i projektit.
Projekti do të ketë tri komponente; trajnim profesional, programi bachelor i sigurisë publike dhe Instituti për Hulumtim...(link)