Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

KOS/ MIRATOHET NISMA PËR MARRËVESHJE FINANCIARE ME IPA

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 08-07-2015 Back


 

Qeveria e Kosovë ka miratuar të mërkurën Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare për IPA
 2014 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka qëllim përkrahjen financiare dhe
 teknike të vendeve të Ballkanit perëndimor në kuadër të procesit të integrimit Evropian, që
 Bashkimi Evropian ka paraparë për periudhën 2014-2020 zbatimin e instrumentit të
 paraantarësimit apo siç njihet IPA2.

 Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë para kabinetit qeveritar se në këtë
 kontekst para disa muajve Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen kornizë për zbatimin e
 instrumentit të paraanëtarësimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së për periudhën 2014-2020.

 “Institucionet tona nën koordinimin e Ministrisë së Integrimeve Evropian kanë përgatitur
 projektpropozime për mbështetjen e parë financiare nga instrumenti i paraantarësimit për vitin programatik 2014. Në total janë paraparë 66 milionë euro për të mbështetur projektin në kuadër të reformës së administratës publike, sundimit të ligjit, në fushën e energjisë, në inovacionin e rritjes së konkurrencës, bujqësisë dhe zhvillimit rural. Pasi kemi pranuar draft marrëveshjen financiare ne kemi kërkuar dhe kemi pranuar rekomandimin për miratimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes Financiare për IPA 2014 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, ka theksuar Çollaku...(link)

 

Back