MAC/ KOMUNA E ÇAIRIT FITON PROJEKTIN E RADHËS NGA FONDET IPA NGA PROGRAMI PË IKLUZION SOCIAL
Published on: 15-07-2015
Back
Komuna e Çairit ka fituar projekt nga Fondet IPA 2007-2013, nga Programi për Ikluzion Social.
Për këtë projekt Komuna e Çairit ka aplikuar bashkë me OJQ-në Perspektiva Evropiane dhe me
Qendrën për Punë Sociale të Shkupit.
Qëllimi i projektit në fjalë është rikthimi i grupeve sociale të cënuara në tregun e punës, përmes
trajnimeve dhe përgatitjes së tyre për tregun e punës.
Ky projekt do të zgjasë 2 vjet, dhe ka buxhet prej 250 000 euro, që është donacion nga Unioni
Europian dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Aktivitetet që do të realizohen nga ky projekt janë:
-Rritja e qasjes strategjike ndaj rritjes së përfshirjes sociale dhe ekonomike të grupeve të rrezikuara në nivel komunal;
-Promovimi i një pilot program për ndihmë sociale dhe ekonomike për grupet e rrezikuara në nivel komunal;
-Formimi i një platforme të Asistencës Sociale dhe Ekonomike lokale (Komuna e Çairit, Qendra e asistencës sociale, Agjencini për punësim dhe OJQ-të)...(link)
Back