Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

MAC/ MAQEDONIA NUK SHFRYTËZON AS 20% TË IPA FONDEVE

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 17-11-2013 Back

www.alsat-m.tv Maqedonia nuk arrin dot të shfrytëzojë as 20% nga fondet IPA. LSDM-ja denoncoi sot paaftësinë e Qeverisë për të shfrytëzuar paratë të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian, por edhe fenomenet korruptive gjatë shfrytëzimit të tyre të cilat madje zënë vend edhe në raportin e progresit. Prej 610 milion eurove që Komisioni kishte ndarë për periudhën prej vitit 2007-2013, Maqedonia ka arritur të kontraktojë vetëm ¼ e mjeteve. Për shkak të këtij dështimi Maqedonia ka humbur 11 milion euro nga këto fonde. Nga LSDM-ja madje thanë se po shqyrtojnë mundësinë për ngritjen e padisë ndaj Ministrit të Financave Zoran Stavrevski, i cili sipas tyre ka gënjyer gjatë debatit mbikëqyrës në Parlament rreth shfrytëzimit të fondeve IPA, duke thënë se deri në fund të vitit Maqedonia do të shfrytëzojë 48 % të parave. Megjithatë  VMRO DPMNE-ja i hodhi poshtë këto akuza madje tha se qëllimi i vetëm i LASM-së është të manipulojë opinionin. Sipas VMRO-së Maqedonia deri më tani ka shfrytëzuar 105 milion euro ndërkaq deri në fund të vitit kjo shifër dorë të arrijë në 130 milion.

Lexoni lajmet e plotë
këtu

 

Back